Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Indonezi - Vullkani Agung shkakton rrezik për banorët e Balit

Kompanitë ajrore kanë pranuar një alarm të kuq, nga shkaku i rrezikut që sjellin retë e dendura nga hiri vullkanik.

Indonezi - Vullkani Agung shkakton rrezik për banorët e Balit

Kompanitë ajrore kanë pranuar një alarm të kuq, nga shkaku i rrezikut që sjellin retë e dendura nga hiri vullkanik në afërsi të ishullit turistik indonezian Bali, pasi paraprakisht vullkani Agung nxori në sipërfaqe të tokës re të dendura tymi, të cilat kanë arritur një lartësi prej 4.000 metrash.

Alarmi i kuq do të thotë se sipas të gjitha gjasave, do të ndodh një shpërthim dhe dalje e sasive të konsiderueshme të hirit, rikujton BBC. Ky është rasti i dytë këtë javë që nga mali Agung del në sipërfaqe të tokës një sasi e madhe e tymit dhe hirit, duke shkaktuar probleme në trafikun ajror.

Autoritetet lokale tashmë kanë filluar shpërndarjen e maskave për banorët, megjithatë aeroporti më i madh në ishull vazhdon të punojë pa pengesa, edhe pse disa kompani ajrore kanë pezulluar fluturimet e tyre nga frika se hiri vullkanik mund të dëmtojë motorët e avionëve.

Destinacionet më të popullarizuara në Bali, Kuta dhe Seminyak, ndodhen rreth 70 kilometra larg nga vullkani i lartpërmendur.


Fjalët Kyçe: vullkan , Agung , Bali , Indonezi , alarm i kuq

Lajme të ngjashme