Disa strategji dobësimi për ata që punojnë në zyrë

Më poshtë do të gjeni disa këshilla për ti lexuar me kujdes dhe për t’i vënë në praktikë për të shmangur marrjen e disa kileve dhe për të pasur një jetesë të shëndetshme.

Masa başı çalışma koşulları

Është e kotë ta fshehim; nëse punojmë në zyrë sigurisht që koha që kalojmë ulur para tavolinës dhe kompjuterit është shumë. Përveçse nuk i bën mirë posturës sonë edhe linjat e trupit vihen në provë të vështirë, pasi dhe një shëtitje në orën e pushimit për fat të keq nuk mjafton.

Të shmangni marrjen e disa kileve dhe të keni një lëkurë të shndritshme jo me pluhur dhe smog nuk është e pamundur; mjafton një stil jetese e shëndetshme për të dhuruar mirëqenie, vitalitet dhe humor të mirë.

Ja disa këshilla për të lexuar me kujdes dhe për t’i vënë në praktikë.

Dita e mirë duket që në mëngjes; mos harroni të përgatisni një çaj me limon dhe xhinxher për ta marrë me vete në punë. Mos harroni që për hidratimin e trupit është e rëndësishme të pini shumë ujë gjatë ditës. Nuk ka më mirë se një pije e bërë në shtëpi e shijshme dhe ekonomike.

Kujdes minivaktet; të bësh një moment të vogël pushim është mjaft mirë, por duhet të kujtojmë se kafeja na jep probleme me stomakun dhe shton urinë. Në çantën tonë (që është gjithmonë e madhe) marrim me vete fruta, apo fruta të thata.

Drekë po, por; koha është e shkurtër kështu që një vakt i shpejtë, një panine apo një snack nuk të kënaqin por as nuk të ngopin. Truku? Në darkë gatuajmë një racion më shumë për të marrë me vete në punë, ose drithëra integrale me kos dhe fruta të prera në copa. Të shijshme dhe të lehta.

Kurrë pa…; Uji në tavolinë nuk duhet të mungojë kurrë. Edhe ai që nuk ka etje thjesht duke e parë do pijë. Uji është i rëndësishëm për detoksifikimin, lufton dhimbjen e kokës, që i kap shpesh ata që punojnë në ambiente të mbyllura dhe të ngrohura dhe mban të hidratuar lëkurën.

Stakoni trurin; shijoni ndonjë pushim të vogël, qoftë dhe disa minuta, të ndihmon të shpërqëndrosh stresin dhe të ndiheni më të qetë, redukton urinë nervoze dhe rrit kreativitetin. (ATSH/Tgcom24)



Lajme të ngjashme