Indonezi - Alarm nga vullkani në ishullin Bali

Autoritetet kanë ngritur në shkallën e dytë alarmin në Ishullin e Balit të Indonezisë për shkak të rritjes së lëvizjeve vullkanike.

Indonezi - Alarm nga vullkani në ishullin Bali

Autoritetet kanë ngritur në shkallën e dytë alarmin në Ishullin e Balit të Indonezisë për shkak të rritjes së lëvizjeve vullkanike dhe tektonike në Vullkanin Agung.

Agjencia Nacionale për Menaxhimin e Katastrofave përmes një deklarate ka njoftuar për ngritjen e nivelit të alarmit, për arsye të lëvizjeve që kanë zgjatur prej një javësh në Vullanin Agung.

Agjencia po ashtu ka paralajmëruar popullatën e rajonit dhe turistët që të qëndrojnë të paktën gjashtë kilometra larg vullkanit, duke njoftuar se shëtitjet dhe kampimet përreth vullkanit janë ndaluar.

Sipas deklaratës, 44 fshatarë të rajonit janë evakuuar për qëllime parandaluese.

Ndryshe, Vullkani Agung në Ishullin Bali, rajonin më turistik të vendit, për herë të fundit ka shpërthyer në vitin 1963, duke shkaktuar vdekjen e 1.100 personave.



Lajme të ngjashme