Australi - Zyrtarët e kopshtit zoologjik kërkojnë emër për koalën e bardhë

Kopshti zoologjik në Bregun Sunshine, Queensland, ka ndarë foto dhe video të këlyshit të bardhë.

Australi - Zyrtarët e kopshtit zoologjik kërkojnë emër për koalën e bardhë

Një kopsht zoologjik në Australi kërkon emër për koalën me ngjyrë të bardhë e cila erdhi në botë në janar. 

Kopshti zoologjik në Bregun Sunshine, Queensland, ka ndarë foto dhe video të këlyshit të bardhë. 

Në foto, mund të shihet se nëna e tij Tia mban këlyshin i cili tashmë ka pushtuar zemrat e shumë njerëzve. 

Zyrtarët e kopshtit zoologjik në profilin zyrtar në rrjetin social kanë kërkuan ndihmë nga ndjekësit në zgjedhjen e emrit të duhur për koalën. 

Përdoruesit e rrjetit social kanë propozuar emrat "Flokë dëbore", "Perla", "Sheila", "Sandy", "Blanche", "Binji" dhe shumë tjera. Gjithashtu theksohet se së shpejti do të shpallet se cili emër është zgjedhur. 

Nga kopshti thonë se ngjyra e bardhë e këlyshit rrjedh nga gjeni i nënës, e cila edhe në të kaluarën ka sjellë këlysh të bardhë në jetë. 

Rosie Booth, drejtoreshë e spitalit të kopshtit zoologjik, tha se koalat e bardha janë të rralla.



Lajme të ngjashme