Epidemia e kolerës merr jetët e 117 personave në RD të Kongos

Sipas informacioneve të Organizatës Mjekët pa Kufi kjo epidemi është shkaktuar nga mungesa e higjienës dhe ujit të pastër të pijshëm.

Epidemia e kolerës merr jetët e 117 personave në RD të Kongos

Në Republikën Demokratike të Kongos nga epidemia e kolerës e cila u shfaq muajin e kaluar humbën jetën së paku 117 persona.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se prej 11 korrikut e këtej, kur u shfaq epidemia e kolerës në lindje të vendit, nga 3.140 persona të prekur nga kjo sëmundje, 117 persona kanë humbur jetën.

Në deklaratë thuhet se përkundër uljes së numrit të rasteve të reja, vazhdon rreziku i përhapjes së epidemisë edhe në rajonet tjera.

Sipas informacioneve të Organizatës Mjekët pa Kufi kjo epidemi është shkaktuar nga mungesa e higjienës dhe ujit të pastër të pijshëm.



Lajme të ngjashme