Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Skandali i vezëve - Vezët holandeze me fipronil, rast i datuar që në nëntor 2016

Insekticidi fipronil, burimi i skandalit ushqimor që ka infektuar miliona vezë, u zbulua si rast në Holandë që në muajin nëntor të 2016, pohoi ministri belg i Bujqësisë, Denis Ducarme.

Skandali i vezëve - Vezët holandeze me fipronil, rast i datuar që në nëntor 2016

“Kur një vend si Holanda, një nga eksportuesit më të mëdhenj të vezëve në botë nuk përcjell këtë lloj informacioni, ky fakt është vërtet shqetësues”, deklaroi Ducarme gjatë një takimi të jashtëzakonshëm para deputetëve belgë në Bruksel.

Dhjetëra milionë vezë u tërhoqën nga shitja që nga java e kaluar në disa shtete evropiane pas zgjerimit të krizës me burim nga Holanda.

Ducarme u prezantoi përfaqësuesve të komisioneve të Bujqësisë dhe Shëndetësisë raportin e bërë publik nga Agjencia belge për sigurinë e zinxhirit ushqimor (Afsca) në lidhje me itinerarin e infektimit të vezëve.



Lajme të ngjashme