Poster gjigand i Erdoanit në një qendër tregtare në Katar

Në një qendër tregtare në kryeqytetin Doha të Katarit, me qëllim të falënderimit për përpjekjet e treguara në krizën e Katarit, u var një poster gjigand i Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

779849

Posteri gjigand i Presidentit Erdoan ndeshet me interesin e madh të katarasve.

Në posterin bardh e zi të Presidentit Erdoan, para se të varej, vizitorët nënshkruan shprehje të tilla si falënderime dhe mirënjohje dhe i nënshkruan ato.

Një prej nënshkruesve, Salim Hamad u shpreh me fjalët: “Ky poster është një mirënjohje simbolike e katarasve kundrejt presidentit të ndershëm të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan. Me këtë poster i tregojmë mirënjohjen tonë atij dhe popullit turk”.

Ndërsa Merjem, një tjetër vizitore nënshkruese e posterit, tha: “Personi i parë që qëndroi pranë vendit tonë është Presidenti Erdoan. Turqia dhe Katari janë të lidhura bashkë me lidhje të forta vëllazërie. Ne e duam Erdoanin”.  

Lajme të ngjashme