Akullnaja e shkëputur nga Antarktida lëviz drejt oqeanit të hapur

Akullnaja e madhe e shkëputur nga kontinenti i Antarktidës po lëviz drejt oqeanit të hapur...

Akullnaja e shkëputur nga Antarktida lëviz drejt oqeanit të hapur

Akullnaja e madhe e shkëputur nga kontinenti i Antarktidës po lëviz drejt oqeanit të hapur.

Sipas një lajmi të BBC-së, pamjet satelitore tregojnë se është theksuar distanca ndërmjet ajsbergut me sipërfaqe rreth km2, i cili u shkëput një javë më parë (12 korrik 2017) nga platforma akullnajore "Larsen C" në veriperëndim të Antarktidës, dhe kësaj të fundit. Akullnaja është ndarë nga shelti me një shtresë të hollë uji dhe një shtresë të ngushtë akulli.

Shkencëtarët e Institutit "Alfred Wegener" në Gjermani, të cilët vëzhgojnë lëvizjen e akullnajës së quajtur "A-68", kanë bërë të ditur se, në bazë të pamjeve të siguruara nga sateliti "Deimos-1", ajo ka lëvizur sipas parashikimeve deri më tani.

Ky ajsberg pritet që të lundrojë drejt oqeanit duke u ndikuar nga erërat e Detit Vedel me drejtim tokë-det.

Mirëpo shkencëtarët parashikojnë që ajsbergu të mbetet rreth brigjeve të Antarktidës për shkak të efektit koriolis, pra, rrotullimi i Tokës.

Akullnaja e shkëputur nga Antarktida peshon gati 1 trilion tonë dhe sipërfaqja e saj është thuajse 4 herë më e madhe nga Londra.


Fjalët Kyçe: akullnaja , mumifikim , Zvicër

Lajme të ngjashme