ShBA - Alaskë - Alarm i kuq nga vullkani

Për shkak të shpërthimit të vullkanit Bogoslof në Ishujt Aleutine në Alaskë, i cili të shtunën sërish hodhi re hiri, është lëshuar paralajmërim për aviacionin në këtë rajon.

ShBA - Alaskë - Alarm i kuq nga vullkani

Observatoriumi për aktivitete vullkanike në Alaskë njoftoi se shpërthimi ka ndodhur në orën 10:15 sipas kohës lokale, kur vullkani ka hedhur renë e hirit të lartë nëntë kilometra.

Shpërthimi i ri është vazhdimësi i aktiviteteve vullkanike të Bogoslof-it, që zgjat nga mesi i dhjetorit të vitit kaluar.

Për shkak të sasisë së madhe të hirit dhe tymit, agjencia ka lëshuar shkallën më të lartë të paralajmërimit të kuq për aviacion, meqë hiri vullkanik mund të shkaktojë turbulence të motorit reaktiv, të errësojë dritaret, madje edhe të dëmtojë elektronikën në sistemin e navigimit.

Mbi vullkanin është linja e avionit që lidh Amerikën Veriore dhe Azinë dhe vlen si një nga linjat më frekuentuese ajrore në botë.

Ishulli Bogoslof gjendet 98 kilometra në veriperëndim të Dutch Harbor në Alaskë. Ai është maja e vullkanit nënujor që shtrihet pothuajse 1.7 kilometra në thellësi. Në mënyrë konstante është i trazuar dhe mund të shpërthejë në çdo moment.


Fjalët Kyçe: Alaska , ShBA , vullkan , Bogoslof , shpërthim , alarm

Lajme të ngjashme