UNICEF: 10 milionë fëmijë jemenas kanë nevojë urgjente për ndihmë

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) deklaroi se në Jemen 10 milionë fëmijë kanë nevojë për “ndihmë urgjente”.

UNICEF: 10 milionë fëmijë jemenas kanë nevojë urgjente për ndihmë

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) deklaroi se në Jemen 10 milionë fëmijë kanë nevojë për “ndihmë urgjente”.

Në deklaratën e publikuar në llogarinë e medias sociale e zyrës së UNICEF në Jemen bëhet e ditur se fëmijët e këtij vendi kanë nevojë për mirëmbajtjen shëndetësore themelore, ushqim, ujë të pastër të pijshëm, mbrojtje dhe arsim.

Sipas deklaratës, rreth 10 milionë fëmijë kanë nevojë për ndihmë urgjente, ndërkohë që UNICEF për ti ardhur në ndihmë sa më shumë fëmijëve së bashku me organizatat vendase dhe ndërkombëtare janë duke punuar pa pushim në qytete të ndryshme të Jemenit.

Në Jemen prej afërsisht dy vjetësh përjetohen përleshje ndërmjet Huthi-ve që përkrahen nga simpatizantët e ish presidentit Ali Abdullah Salih kundër forcave të qeverisë legjitime.

Për shkak të përleshjeve dhe korrupsionit jemenasit jetojnë shqetësime serioze në shëndetësi dhe kohët e fundit vendi është duke luftuar me epideminë e kolerës.



Lajme të ngjashme