Jemen - Numri i viktimave nga kolera doli në 1560

Që nga 27 prilli e deri më sot janë zbuluar 252 mijë e 816 raste të dyshuara të kolerës në 21 qytete...

Jemen - Numri i viktimave nga kolera doli në 1560

Që nga muaji prill e këtej nga epidemia e kolerës në Jemen kanë humbur jetën 1560 persona.

Në deklaratën e bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thuhet se që nga 27 prilli e deri më sot janë zbuluar 252 mijë e 816 raste të dyshuara të kolerës në 21 qytete, ndërsa kanë humbur jetën 1560 persona.

Provinca Ibb ku kanë humbur jetën 216 persona për shkak të epidemisë është vendi i dytë me përhapje më të shpejtë të kolerës, pas provincës Haxhe ku kanë humbur jetën 288 persona. Në anën tjetër bëhet e ditur se provinca Sokotra është rajoni i vetëm ku nuk është përhapur epidemia.

Për shkak të konflikteve, që vazhdojnë prej më shumë se dy vitesh në Jemen, rreth 3 milionë njerëz janë shpërngulur brenda vendit, ndërsa këta çdo ditë përballen me rrezikun për t'u infektuar nga kolera për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe grumbullimit të mbeturinave.



Lajme të ngjashme