Ministri holandez prezanton raportin e ‘Diskriminimit ndaj Myslimanëve’

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli (AA) raporton se është paraqitur "Raporti i Diskriminimit kundër Myslimanëve" i përgatitur nga një institucion privat, me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale të Holandës.

Ministri holandez prezanton raportin e ‘Diskriminimit ndaj Myslimanëve’

Në raportin e prezantuar nga ministri holandez i Punës dhe Çështjeve Sociale, Lodewijk Asscher, theksohet se 30 për qind e fëmijëve dhe të rinjve në grupmoshën 12-23 vjeç meshkuj si dhe 15 për qind të femrave kanë mendime negative rreth myslimanëve.

Në raport theksohet se të rinjtë holandezë të cilët më parë nuk janë njohur asnjëherë me një mysliman kanë mendime më negative në krahasim me të rinjtë që takohen rregullisht me myslimanët.

Gjithashtu në raport njoftohet se lajmet në media janë një faktor i madh në referimin e mendimeve negative tek të rinjtë në lidhje me këtë çështje.

Ministri Asscher në letrën e paraqitur me raportin në Dhomën e Përfaqësuesve ka theksuar se rezultatet e hulumtimit janë "të frikshme".

Në letrën e tij duke tërhequr vëmendjen se diskriminimi kundër myslimanëve nuk duhet të bëhet një situatë normale asnjëherë, Asscher është shprehur se "Për këtë arsye ka nevojë për më shumë komunikim mes komuniteteve. Ashtu si na është paraqitur edhe në hulumtimin e kryer ajo që mua më jep shpresë është se komunikimi mes komuniteteve është një mjet i mirë kundër diskriminimit dhe perceptimit negativ."

 



Lajme të ngjashme