Mjeku i së nesërmes, një program informatik?

Tregu i Inteligjencës Artificiale në sektorin e shëndetësisë është në një rritje spektakolare, i shtyrë gjithashtu nga gjigantët e “Silicon Valley” por edhe nga kompanitë startups.

757705
Mjeku i së nesërmes, një program informatik?

Tregu i Inteligjencës Artificiale në sektorin e shëndetësisë është në një rritje spektakolare, i shtyrë gjithashtu nga gjigantët e “Silicon Valley” por edhe nga kompanitë startups.

“Në vitin 2021 mund të arrijë vlerën e 6,6 miliardë dollarëve, kundrejt 634 milionë që ishte në vitin 2014”, vlerësoi kabineti “Frost & Sullivan”, që thekson se Inteligjenca Artificiale (AI) duke ndihmuar në detektimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve në mënyrë të parakohshme do të mundësonte reduktimin e shpenzimeve shëndetësore.

Kjo është arritur kryesisht falë smartfonëve dhe objekteve të lidhura që po shfaqen gjithnjë e më shumë performancë në treg.

Kompania e sapokrijuar “Cardiogram” garanton se aplikacioni i saj mund të detektojë rrahjet jo normale të zemrës të personit që mban një orë inteligjente, sipas një studimi të zhvilluar me universitetin e Kalifornisë.

“Falë sensorëve të orës, programi është në gjendje të dallojë një ritëm kardiak që mund të sjellë një krizë kardiake, njofton “Cardiogram” në faqen e saj të internetit, duke shtuar se kjo lloj aritmie nuk arrin të dallohet gjithnjë nga viktima.

Një tjetër shembull për përdorimin e inteligjencës artificiale në  shëndetësi vjen nga shkencëtarët e Harvardit dhe Universitetit të Vermontit që kanë krijuar një pajisje që mundëson identifikimin e rasteve të depresionit dhe analizon foto të publikuara në rrjetin social “Instagram”.

“Fotot e njerëzve depresivë fokusohen kryesisht në ngjyrat blu, gri apo të errëtat”, shkruajnë autorët e këtij studimi, që ka analizuar të dhënat e më shumë se 43 000 fotove.

“Rezultatet ishin më të mira se sa gjysma e diagnostikimeve të zhvilluara nga mjekët e përgjithshëm”, garantojnë ata.

“Teknologjia ka pasur gjithnjë vendin e saj në mjekësi, por arritëm një kthesë kur Apple publikoi programin e tij ‘Research Kit’ në vitin 2015, që mundëson mbledhjen e të dhënave të përdoruesve të iPhone (distanca e kryer, ritmi kardiak etj.) për qëllime shkencore”, shpjegon analistja Kate McCarthy e kabinetit “Forrester”.

Sipas asaj, përparimet në fushën e Inteligjencës Artificiale kanë hapur mundësi të reja për një mjekësi të personalizuar dhe duke i mundësuar shkencës të përparojë më shpjet.



Lajme të ngjashme