Çfarë ndodh me trupin e njeriut pasi konsumohet një filxhan kafe?

Kafja është për shumë njerëz pjesë e pandashme e rutinës së zgjimit nga gjumi, diçka pa të cilën nuk mund të funksionojnë, shumë më tepër sesa thjesht një pije...

Çfarë ndodh me trupin e njeriut pasi konsumohet një filxhan kafe?

Për shumë njerëz, kafja është shumë më tepër sesa një pije. Ajo është pjesë e pandashme e rutinës së zgjimit nga gjumi, diçka pa të cilën nuk mund të funksionojnë. Qoftë nëse e pëlqeni shijimin e kafesë në një mëngjes të hershëm apo gjatë drekës me familjarët dhe miqtë, ajo gjithmonë është ide e mirë.

Prandaj më poshtë ju sjellim disa nga gjërat, të cilat i ndodhin trupit tuaj pasi keni pirë një filxhan kafe:

10 minutat e parë

Kafeina futet në qarkullimin tuaj të gjakut, ndërsa shtypja e gjakut dhe rrahjet e zemrës fillojnë të rriten.

20 minutat e parë

Filloni të ndiheni më të përqendruar duke e pasur më të lehtë zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve. Pra, kafeina mund t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të lodhur duke i lidhur receptorët adenozinë të trurit tuaj.

Pas 30 minutave

Trupi juaj fillon të prodhojë më shumë adrenalinë. Kjo shpie në vizion më të mprehtë, sepse bebëzat tuaja fillojnë të zmadhohen pak.

Pas 40 minutave

Niveli i serotoninës në trupin tuaj fillon të rritet. Kjo e përmirëson funksionimin e neuroneve, të cilat e rrisin forcën e muskujve.

Pas 4 orëve

Kafja mund ta rrisë ritmin, me të cilin qelizat tuaja e çlirojnë energjinë. Kur kjo të ndodh, trupi juaj fillon t’i copëtojë yndyrat edhe nëse nuk lëvizni. Kafeina gjithashtu stimulon dhe shton prodhimin e acideve të stomakut.



Lajme të ngjashme