Gjesti i bamirësve të Hatayit sjell buzëqeshje në fytyrat e të strehuarve sirianë

Këtë Ramazan sirianëve i shpërndahet ushqim sipas shijeve të tyre tradicionale

Gjesti i bamirësve të Hatayit sjell buzëqeshje në fytyrat e të strehuarve sirianë

Në nënprefekturën Kërëkhan (Kırıkhan) të rrethit Hataj, me rastin e Ramazanit, 5 mijë sirianëve çdo ditë u shpërndahet ushqim i kuzhinës siriane.

Sipas kësaj nisme të Shoqatës së Ndihmës së Hatajit (HAYAD) dhe organizatave të ndryshme, ushqimi i përgatitur dërgohet në shtëpitë ku janë strehuar familjet siriane.

Ushqimet janë gatuar sipas kuzhinës siriane duke pasqyruar shijen që këta janë mësuar gjatë gjithë jetës së tyre.

Ndër këto gatime janë edhe pilafi dhe buka tradicionale siriane, kos dhe pulë.  

Kryetari i Shoqatës HAYAD, Rahmi Vardi tha se begatinë e Ramazanit do ta ndajnë përgjatë gjithë muajit të Ramazanit me familjet siriane.

Ai tha se punimet e ndihmës vazhdojnë pa ndërprerje.

“Në nënprefekturën tonë, shpërndajmë çdo ditë rregullisht ushqim për iftarin për 5 mijë vëllezër sirianë. Ekipet tona shpërndajnë ushqim në shtëpitë e nevojtarëve të përcaktuar më parë” tha Vardi.

Ai bëri të ditur gjithashtu se sirianëve në nevojë i janë shpërndarë edhe kuti me ushqime dhe falënderoi të gjithë ata që kontribuojnë në shpërndarjen e ushqimit.



Lajme të ngjashme