Antalia – Një tank i fundosur në shërbim të turizmit dhe zhytësve

Tanku 45-tonësh i vitit 1960, i cili është nxjerrë nga inventari i Forcave të Armatosura të Turqisë, është fundosur në 5 m thellësi në portin e Kashit...

Antalia – Një tank i fundosur në shërbim të turizmit dhe zhytësve

Qyteza Kash e Antalias është një ndër qendrat e rëndësishme për t’u vizituar nga të pasionuarit dhe të interesuarit e zhytjeve.

Thellësitë e kësaj zone të Mesdheut janë të mbushura me shumë guma artificiale, përfshi këtu avionë dhe anije.

Me rritjen e interesit për turizmin e zhytjeve nënujore, autoritetet turke po jetësojnë një nga një projekte të reja.

Në këtë kontekst, së fundmi një tank është vënë në shërbim të turizmit të zhytjeve.

Tanku 45-tonësh i vitit 1960, i cili është nxjerrë nga inventari i Forcave të Armatosura të Turqisë, është fundosur në 5 m thellësi në portin e Kashit.

Mbi këtë tank, i aftë të transportojë 4 personel ushtarak, gjendet edhe një top me predha 105 mm.

Vizitori i parë i tankut të fundosur ishte Prefekti i Antalias, Mynir Karaollu (Münir Karaloğlu).

I shoqëruar nga palombarë profesionistë, Prefekti Karaollu qëndroi nën ujë për gati 15 minuta.

Përmes tankut të fundosur, i cili mund të vizitohet lehtësisht nga zhytës të çdo niveli, synohet të jepet kontribut pozitiv për turizmin bregdetar.



Lajme të ngjashme