Qumështi i gjirit, një ilaç i mrekullueshëm kundër kancerit

Prof. dr. Catharina Svanborg, mjeke imunologe nga Universiteti i Lundit, njoftoi se substanca e quajtur “Hamlet”, një ndër përbërësit e qumështit të njeriut, fillon të vrasë qelizat tumorale brenda vetëm pak ditësh...

Qumështi i gjirit, një ilaç i mrekullueshëm kundër kancerit

Qumështi i gjirit është duke u cilësuar si luftues i kancerit.

Kjo pasi një studim i realizuar në Suedi ka zbuluar aksidentalisht se qumështi i njeriut përmban një substancë të quajtur “Hamlet”, e cila neutralizon qelizat tumorale.

Prof. dr. Catharina Svanborg, mjeke imunologe nga Universiteti i Lundit, njoftoi se këtë zbulim e kanë bërë teksa ishin duke hulumtuar mbi një gjeneratë të re antibiotikësh. Ajo thekson se substanca e quajtur “Hamlet” fillon të vrasë qelizat tumorale brenda vetëm pak ditësh.

Kjo substancë – vijon imunologia suedeze – është një mrekulli e vërtetë, pasi ajo i neutralizon qelizat kanceroze duke lënë të paprekura qelizat e shëndetshme, gjë që s’është arritur asnjëherë nga kimioterapia.

“Kapaciteti i Hamletit është i magjishëm. Qumështi i gjirit të nënës është kompleks proteinash, ku ajo më kryesorja është alfa-laktalbumina. Dhe, kur proteina në fjalë mbërrin në fyt, ajo transformohet në një agjent antikancer”, nënvizoi profesoresha Svanborg.



Lajme të ngjashme