Borë në shumë qytet të Turqisë, në Van trashësia e dëborës në prill arrin në… shtatë metra!?

Pamja e dëborës së grumbulluar përreth rrugës në muajin prill ka tronditur madje edhe banorët lokalë, të cilët janë të mësuar me dëborën në kushte dimërore, në këtë pjesë të Turqisë

Borë në shumë qytet të Turqisë, në Van trashësia e dëborës në prill arrin në… shtatë metra!?

Në Van, provincë në juglindje të Turqisë, gjatë muajit prill shtresa e dëborës ka arritur deri në shtatë metra, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Pamja e dëborës së grumbulluar përreth rrugës në muajin prill ka tronditur madje edhe banorët lokalë, të cilët janë të mësuar me dëborën në kushte dimërore, në këtë pjesë të Turqisë.

Dëbora ka shkaktuar probleme të shumta në komunikacion.

Ndërkohë sot në shumë qytete të Turqisë edhe pse jemi në pothuajse fundin e muajit prill, ka pasur reshje të dendura dëbore përfshi edhe kryeqytetin.



Lajme të ngjashme