Turqia angazhohet për nënën me foshnjën e lindur në "Turkish Airlines"

Ambasadorja e Turqisë në Guine, Nur Sagman, është duke bërë të pamundurën për të përshpejtuar procedurat, që të bashkojë sa më parë nënën dhe foshnjën, e cila ka lindur në avionin e "Turkish Airlines" gjatë fluturimit Konakri-Vagadudu-Stamboll...

Turqia angazhohet për nënën me foshnjën e lindur në "Turkish Airlines"

Ambasadorja e Turqisë në Guine, Nur Sagman, është duke bërë të pamundurën për të përshpejtuar procedurat, që të bashkojë sa më parë nënën dhe foshnjën, e cila ka lindur në avionin e "Turkish Airlines" gjatë fluturimit Konakri-Vagadudu-Stamboll. 

Foshnja, e cila ka marrë emrin Kadiju, ka lindur në avionin e "Turkish Airlines" në një lartësi prej 13.000 metrash. Aeroplani po realizonte linjën Konakri (Guine) - Vagadugu (Burkina Faso) - Stamboll (Turqi), ndërsa foshnja erdhi në jetë në hapësirën ajrore të Burkina Fasos.

Nëna Diaby Nafi është franceze me origjinë nga Guinea. Ajo tashmë ka udhëtuar në Francë, ndërsa fëmija ka mbetur me të afërmit në Guine për shkak të dokumenteve.

Ambasadorja Sagman, tha se ka vizituar foshnjën dhe se vogëlushja është me shëndet të shkëlqyer. Ajo theksoi se foshnja nuk mund të marrë dokumentet franceze duke qenë ka lindur në hapësirën ajrore të Burkina Fasos.

Sagman gjithashtu ka thënë se ka folur në telefon me nënën e foshnjës dhe se ajo është shumë mirënjohëse ndaj të gjithë ekuipazhit të Linjave Ajrore Turke.

Krahas ambasadores turke, familjen e foshnjës e vizitoi edhe drejtori i përkohshëm i "Turkish Airlines" në Guine, Oguzcan Yerli. Ai theksoi se Linjat Ajrore Turke do të mbulojë shpenzimet e pasaportës, biletës dhe transportit nga Guinea në Francë.



Lajme të ngjashme