ShBA - Rrjedhja e naftës dhe gazit në Alaska shkakton probleme të shumta

Në deklaratën e publikuar nga kompania britanike BP, u theksua se të premten nga një pus i kompanisë në rajonin North Slope të Alaskës ka filluar rrjedhje të naftës dhe gazit natyror.

ShBA - Rrjedhja e naftës dhe gazit në Alaska shkakton probleme të shumta

Në një pus nafte në Alaska të SHBA-ve, ka ardhur deri tek rrjedhja e naftës dhe gazit natyror.

Në deklaratën e publikuar nga kompania britanike BP, u theksua se të premten nga një pus i kompanisë në rajonin North Slope të Alaskës ka filluar rrjedhje të naftës dhe gazit natyror. 

Në deklaratë gjithashtu u theksua se ekipet për shkaqe sigurie nuk kanë mundur të shkojnë në rajon, ndërsa punonjësit në rajon janë evakuuar.

Zyrtarët e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Alaska, theksuan se nuk presin që rrjedhja të dëmtojë jetesën e kafshëve të egra.

Zëdhënësi i BP, Brett Clanton, tha se pritet që të merret nën kontroll rrjedhja para se të mbërrijë në tundër.


Fjalët Kyçe: rrjedhja , gaz , naftë , pus , Alaska , ShBA , BP

Lajme të ngjashme