Presidenti Erdoan uron besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Pashkëve

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) publikoi një mesazh urimi me rastin e Festës së Pashkëve.

Presidenti Erdoan uron besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Pashkëve

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) publikoi një mesazh urimi me rastin e Festës së Pashkëve.

“Në vendin tonë, ne i japim një rëndësi të madhe jetesës në liri të fesë, kulturës dhe traditave të çdokujt, i cilitdo besimi, sekti fetar dhe origjine etnike që të jetë. Ne i shohim ndryshimet si pasuri. Ne si përfaqësues të civilizimit rrënjësor që ka për bazë respektin dhe dashurinë reciproke shpresojmë që bashkëjetesa në paqe prej shumë vitesh me të gjitha besimet dhe komunitetet në këtë hapësirë gjeografike të jetë shembull për tërë botën. Me këtë ndjenjë dhe mendim, duke filluar nga nënshtetasit tanë të krishterë, i uroj Pashkët të gjithë besimtarëve të krishterë në mbarë botën” tha Presidenti Erdoan.    



Lajme të ngjashme