TIKA shpërndan ndihma për kolumbianët që përjetuan përmbytje

Agjencia turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) filloi të shpërndajë ndihma humanitare të dërguara në kryeqytetin Mokoa pas përmbytjeve që përfshinë Kolumbinë.

TIKA shpërndan ndihma për kolumbianët që përjetuan përmbytje

Agjencia turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) filloi të shpërndajë ndihma humanitare të dërguara në qytetin Mokoa pas përmbytjeve që përfshinë Kolumbinë.  

Ndihmat humanitare ju dorëzuan autoriteteve zyrtare kolumbiane nga asistenti kolumbian i TIKA-s, Nestor David Medina.

Përgjegjësi i Sekretarisë së Shëndetësisë, Luz Dary Ortega në deklaratën e tij tha se këto ndihma kanë një domethënie të mëdha për ta dhe shprehu falenderimet për Turqinë.

Drejtoria për Menaxhim të Emergjencave dhe Katastrofave (UNGRD) bëri një deklaratë në lidhje me fatkeqsinë e përmbytjeve në Mokoa.

Në deklaratë bëhet e ditur se numri i viktimave të përmbytjes arriti në 321 dhe 120 prej tyre ishin nën moshën 18 vjeç.

Reshjet e dendura në rajon, të shtunën e kaluar shkaktuan daljen nga shtrati të lumenjëve Mocoa, Mulato dhe Sancoyaco dhe si pasojë e rrëshqitjes së tokës disa lagje në Mocoa janë fshirë nga harta.



Lajme të ngjashme