DoYouTravel, çifti bloger që udhëton nëpër botë për foto të çmuara

Jack Morris, 26 vjeç dhe e fejuara e tij, Lauren Bullen, 24 vjeçe, u takuan në mars 2016 në një udhëtim në ishujt Fixhi dhe, nga ai moment, çifti ka objektiv të përbashkët të udhëtojnë nëpër botë...

DoYouTravel, çifti bloger që udhëton nëpër botë për foto të çmuara

Jack Morris, 26 vjeç dhe e fejuara e tij, Lauren Bullen, 24 vjeçe, u takuan në mars 2016 në një udhëtim në ishujt Fixhi. Nga ai moment, çifti ka objektiv të përbashkët të udhëtojnë nëpër botë, deri sa krijuan DoYouTravel, blogun me famë botërore, duke vizituar deri tani 45 vende.

Fotografitë e tyre online mund të arrijnë një vlerë të tepruar falë 3 milionë ndjekësve dhe të dy paguhen (deri në 12 mijë dollarë për orë) për të sponsorizuar shoqëri dhe marka të turizmit.

Jack, me origjinë nga Mançesteri, ka treguar disa nga këshillat e tij më të mira dhe sesi me të dashurën e tij australiane e kanë transformuar pasionin e tyre në një punë me kohë të plotë.

Çelësi për të bërë fotografi perfekte është se “pjesën më të madhe të rasteve preferojmë të fotografojmë rreth një orë pas agimit, ku vendet shumë të frekuentuara mund të ofrojnë një qetësi unike” , ka shkruar Morris. Anglezi 26-vjeçar ka shpjegurar se eviton të përdorë filtra të Instagramit.

Më tej ai shton se kërkojnë ta barazpeshojnë jetën e tyre mes shtëpisë në Bali, udhëtimeve të punës dhe atyre për zbavitje.

Objektivi ynë, vazhdon Jack, është të vizitojmë të paktën një vend të ri çdo muaj.



Lajme të ngjashme