Mbledhja e ministrave të Energjisë së G7-s, pa marrëveshje mbi ndryshimet klimatike

Ministrat e Energjisë së G7-s nuk kanë arritur të bien dakord mbi një deklaratë të përbashkët gjatë një mbledhjeje të hënën në Romë, pasi Uashingtoni vazhdon të mos ndryshojë pozicion në luftën kundër ndryshimeve klimatike...

Mbledhja e ministrave të Energjisë së G7-s, pa marrëveshje mbi ndryshimet klimatike

Ministrat e Energjisë së G7-s nuk kanë arritur të bien dakord mbi një deklaratë të përbashkët gjatë një mbledhjeje të hënën në Romë, pasi Uashingtoni vazhdon të mos ndryshojë pozicion në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

“SHBA-ja njoftoi se e nuk ndryshon pozicionin mbi angazhimet e G7-s, të marra gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Parisit mbi Klimën”, deklaroi ministri italian i Zhvillimit Ekonomik, Carlo Calenda, që drejtonte këtë mbledhje.

Pra, theksoi ai, nuk ishte e mundur të nënshkruhej një deklaratë e përbashkët, që mbledh të gjithë anëtarët e G7-ës (SHBA, Japoni, Gjermani, Francë, Britani e Madhe, Kanada dhe Itali).

“Përballë këtyre rezervave të SHBA-së, që konfirmoi se është në fazë rishqyrtimi të pozicionit të saj mbi dosien e ndryshimeve klimatike, Italia vendosi të mos propozojë një deklaratë të përbashkët”, shpjegoi Calenda.



Lajme të ngjashme