Trajnim me metodën “Heart” për fëmijët me aftësi të kufizuar

Në Shqipëri, mbetet shqetësim mungesa ose numri i vogël i shërbimeve publike të specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuara.

692289
Trajnim me metodën “Heart” për fëmijët me aftësi të kufizuar

Për të ofruar mbështetje psiko-sociale për fëmijët e prekur nga shqetësime të rënda, ose kronike, Save the Children ka organizuar gjatë kësaj jave trajnimin për metodën “HEART”, që nënkupton Rehabilitim dhe Edukim nëpërmjet Arteve.

Metoda “HEART” është një qasje me bazë artet dhe është integruar në programet e edukimit dhe mbrojtjes së fëmijës në disa vende të botës, prej më shumë se 5 vitesh tashmë.

Metoda është përshtatur për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe do të pilotohet në dy qendrat me bazë komunitare për fëmijët më aftësi të kufizuara në Durrës dhe Vlorë.  Aplikimi i metodës “HEART”, e integruar edhe me metoda të tjera terapeutike, do të synojë të rrisë impaktin në aftësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Në këtë trajnim morën pjesë stafet multidisiplinare të dy qendrave komunitare, specialistë të organizatës partnere “Ndihmoni Jetën”, përfaqësues të Save the Children Kosovë dhe organizatës partnere “HANDIKOS”, të cilët kanë zhvilluar aftësitë tyre profesionale, krijuese dhe njerëzore për të punuar me fëmijët me aftësi të kufizuara.

Dy qendrat me bazë komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara në Vlorë dhe Durrës janë ngritur në kuadër të projektit “Shërbime me bazë komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara” që zbatohet nga Save the Children në partneritet me organizatën “Ndihmoni Jetën”.



Lajme të ngjashme