Teleferiku i dytë i Antaljas, 50 mijë vizitorë brenda 1 muaji

Zemra e turizmit në Antalja do të rrahë në Tynektepe (Tünektepe).

Teleferiku i dytë i Antaljas, 50 mijë vizitorë brenda 1 muaji

Teleferiku i dytë i Antaljas, Sarısu-Tünektepe, inaugurimin zyrtarë të të cilit e bëri Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në 11 shkurt 20177, brenda një kohe të shkurtër është vizituar nga 50 mijë turistë, 10 mijë prej të cilëve ishin të huaj.

Ky teleferik që konsiderohet si një nga hovet e reja të turizmit të Antaljas, me mijëra metra lartësi, ofron një pamje të mahnitshme të qytetit për të gjithë vizitorët.   

Për këtë teleferik që preferuar nga 50 mijë vizitorë brenda 1 muaji, një interes të madh tregojnë edhe turistët e huaj të ardhur nga shumë vende të botës.

Kohëzgjatja nga Sarësu (Sarısu) deri në Tynektepe, 650 metra lartësi, zgjat 8,5 minuta dhe që këtu e tërë Antalja mund të shikohet në pëllëmbë të dorës.

Vizitorët të cilët shpalohen dhe kalojnë një kohë të këndshme në komplekset sociale Tynektepe memorizojnë me anë të fotografive panoramën e Antaljas nga 650 metra lartësi.



Lajme të ngjashme