Një bisedë e pazakont mes pilotit të avionit dhe kontrollorit

Piloti i avionit pyeti kontrollorin për rezultatin e ndeshjes së Barcelonës.

Një bisedë e pazakont mes pilotit të avionit dhe kontrollorit

Piloti i aviokompanisë “Wizz Air” në fluturimin Madrid –Budapest, mbrëmë ka pyetur kontrollorin slloven të fluturimeve një pyetje të pazakontë.

Siç shkruajnë mediat sllovene, me të hyrë në hapësirën ajrore të Sllovenisë, piloti kishte pyetur kontrollorin e fluturimeve në aeroportin Bërnik të Lubjanës: “Më falni, e dini rezultatin nga ndeshja Barcelona – PSG në Ligën e Kampionëve?”.

Kontrollori i fluturimit kishte thënë: “Barcelona gjashtë, PSG një”, ndërkohë që reagimi i pilotit kishte qenë: “Shkëlqyeshëm, ju faleminderit”.

Biseda mes pilotit dhe kontrollorit të fluturimeve kishte përfunduar me konstatimin e kontrollorit: “Më vjen mirë që jeni të lumtur. Urime”. (AA)


Fjalët Kyçe: pilot , avion , kontrollori , Wizz-Air , Madrid , Budapest

Lajme të ngjashme