Australia përballet me temperatura të larta

Gjatë muajve dhjetor dhe janar në Australi, ku aktualisht jetohet stina e verës, thuhet se rekordi i temperaturave të larta është thyer 205 herë.

Australia përballet me temperatura të larta

Gjatë muajve dhjetor dhe janar në Australi, ku aktualisht jetohet stina e verës, thuhet se rekordi i temperaturave të larta është thyer 205 herë.

Sipas një raporti të Këshillit të Klimës gjatë periudhës 2016-2017 në muajt dhjetor, janar dhe shkurt, temperaturat në Australi janë mbi normalen dhe në këtë vend vera është cilësuar si e "nxehtë".

Sipas raportit në tre muajt e fundit, vala e nxehtësisë në lindje të Australisë ka shkaktuar zjarre në pyje, ndërsa në perëndim të vendit ka patur reshje dhe përmbytje.

Gjatë këtyre 3 muajve është thyer 205 herë rekordi i temperaturave të larta. Theksohet se në rajonin Uelsi i Ri Jugorë, temperaturat janë 2.5 gradë më të larta se normalja. Ndërsa thuhet se në qytetin Moree temperatura ka qenë mbi 35 gradë për 54 ditë me radhë ku është thyer një tjetër rekord.

Temperatura prej 41.3 gradësh e matur në kryeqytetin e Australisë Jugore, Adelaide më 25 dhjetor është më e larta në 70 vitet e fundit. Ndërsa kjo datë ka shënuar edhe periudhën më të nxehtë në histori për festat e fundvitit. Ndërsa në 66 rajone të Australisë ka rekorde për temperaturat e larta, në 89 të tjera ka patur reshje të dendura. Në vend ka patur mbi 100 raste zjarresh.

Në raport thuhet se këto fenomene janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike dhe theksohet se në rast se nuk merren masa atëherë ndryshimet do të jenë edhe më drastike.



Lajme të ngjashme