Në Turqi filloi Samiti Ndërkombëtar i Njohurive të Islamit

Në Shanllëurfa (Şanlıurfa) filloi Samiti Ndërkombëtar i Njohurive të Islamit.

Në Turqi filloi Samiti Ndërkombëtar i Njohurive të Islamit

Në Samitin Ndërkombëtar të Njohurive të Islamit që zhvillohet me pjesëmarrjen e klerikëve nga të katërta anët e botës do të shqyrtohen temat që janë mesazhi universal i islamit; paqe, drejtësi dhe liri.

Kreu i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Mehmet Gërmez (Mehmet Görmez) në fjalimin e çeljes së Samitit tha se feja islame nënkupton paqen, drejtësinë dhe lirinë.

Ai tha se islami përfaqësohet në këto tre tema dhe shtoi: “Dielli jep dritë dhe sa e natyrshme është të themi se ditën është dritë aq  e natyrshme është të themi se islami është fe e paqes, islami është fe e drejtësisë, islami është fe e lirisë”.

“Nga profeti Adem e deri tek profeti Muhammed të gjithë profetët kanë pasur vetëm këtë objektivë” tha Gërmez.  

Në samitin që do të zgjasë 3 ditë, klerikët do të komentojnë mesazhin e drejtësisë, paqes dhe lirisë së islamit nga kënde të ndryshme.



Lajme të ngjashme