Centralet e qymyrit të BE-së do të mbyllen deri në 2030-ën

Sipas një raporti të institutit “Climate Analytics” për të respektuar angazhimet e ndërmarra në kuadër të Marrëveshjes së Parisit deri në 2030-n BE-ja duhet ti mbyllë të gjitha centralet elektrike që punojnë me qymyr.

Centralet e qymyrit të BE-së do të mbyllen deri në 2030-ën

Të gjitha centralet elektrike me qymyr të BE-së duhet të mbyllen deri në vitin 2030 me qëllim që Bashkimi Evropian të mund të respektojë angazhimet e tij të ndërmarra në kuadër të Marrëveshjes së Parisit në luftën kundër ndryshimeve klimatike, theksoi të enjten në një raport instituti “Climate Analytics”.

”Objektivat e vendosura në kryeqytetin francez në muajin dhjetor 2015 për të mbajtur rritjen mesatare të temperaturave me të paktën dy gradë Celsius në nivelin para Revolucionit Industrial, kërkojnë një dekarbonizim të shpejtë të sektorit botëror të prodhimit të energjisë dhe fundin gradual të centraleve të qymyrit në BE në vitin 2030″, sipas studimit të publikuar nga ky institut.



Lajme të ngjashme