Shkencëtarët: Zemra e shëndetshme redukton çrregullimet mendore

Grupe të ndryshme shkencore kanë zbuluar se çfarë është e mirë për zemrën, është e mirë edhe për trurin...

Shkencëtarët: Zemra e shëndetshme redukton çrregullimet mendore

Teksa në mbarë botën po rritet numri i popullsisë së moshuar, do të rritet edhe numri i njerëzve, që vuajnë nga demenca.

Shkencëtarët po mësojnë më shumë rreth shkaqeve; ata po zbulojnë se mund të ndihmojnë në uljen e rasteve të shfaqura.

Grupe të ndryshme shkencore kanë zbuluar se çfarë është e mirë për zemrën, është e mirë edhe për trurin. Aktiviteti fizik dhe një dietë e shëndetshme ruajnë nivelin e gjakut, të cilin shtyn zemra drejt trurit. Qarkullimi i mirë i gjakut e mban funksional trurin dhe redukton rrezikun e demencës.

“Demenca karakterizohet nga dobësimi i kujtesës dhe funksioneve të tjera si të folurit apo aftësia për të planifikuar dhe organizuar ditën”, bën të ditur dr. Kenneth Langa, që udhëhoqi një studim të mbi 20 mijë personave për të vlerësuar rrezikun e demencës.

“Zbuluam se ka rënë ndjeshëm numri i rasteve me demencë gjatë periudhës 2000-2012, me 11,5% deri në 9% rënie”, theksoi dr. Langa.

Shumë studime tregojnë se një rritje e nivelit të arsimit zvogëlon nivelin e çrregullimeve mendore. Në SHBA, niveli i arsimit të popullsisë është rritur gjatë dy dekadave të fundit.

“Kjo do të thotë se një 75-vjeçar sot ka më pak rrezik të preket nga demenca sesa një 75-vjeçar i 10 apo 20 viteve më parë”, sqaroi ai.

Pra, edhe pa zbulimin e ndonjë ilaçi të ri për të ulur numrin e rasteve të demencës, duket se ka një sërë faktorësh dhe hapash, të cilat mund të ndërmerren për të ulur rrezikun e shfaqjes së saj.



Lajme të ngjashme