Erdoan votoi për fotografitë më të mira të vitit të AA

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë në votimin për “Fotografinë e Vitit” nga objektivi i agjencisë turke të lajmeve Anadolu Agency (AA).

Erdoan votoi për fotografitë më të mira të vitit të AA

Presidenti Erdoğan votoi për tre fotografi në kategoritë “lajm”, “jetë” dhe “sport”.

Në kategorinë “lajm”, presidenti Erdoan votoi për fotografinë e Kayhan Özer të shkrepur gjatë “Tubimit të Demokracisë dhe Dëshmorëve” të organizuar në sheshin e tubimeve në Jenikapë (Yenikapı) pas tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste gyleniste/struktura paralele në Shtet (FETO/PDY).

Vota e presidentit Erdoan për kategorinë “jetë” ishte për fotografinë e Cem Genco “Gjen përgjigje thirrja e vajzës (Gëzjashë) për babanë e saj”, fotografi kjo që reflekton lumturinë e vajzës pesëvjeçare kur dëgjoi se do të shërohej babai i saj 27-vjeçar Mamun Halit Nasir, i cili kishte humbur dy këmbët, gishtat e dorës së djathtë, sytë dhe të dëgjuarit si pasojë e një bombe fuçi të hedhur nga avionët e njësiteve të regjimit të Sirisë në Idlib.

Në kategorinë “sport”, presidenti Erdoan zgjodhi fotografinë “Şenol Güneş” nga Bülent Doruk që pasqyron gëzimin e trajnerit të skuadrës së futbollit Beshiktash Shenoll Gynesh (Şenol Güneş) gjatë shpalljes kampion të klubit dy javë para përfundimit të sezonit, duke mundur ekipin Osmanlıspor në Vodafone Arena në javën e 33-të të Super Ligës së Turqisë.



Lajme të ngjashme