Vdes astronauti i parë amerikan

Ish-astronauti dhe senatori amerikan, John Glenn, është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare në Ohio, vendlindjen e tij.

John Glenn2.jpg
John Glenn3.jpg

Ish-astronauti dhe senatori amerikan, John Glenn, i cili mori famë në vitin 1962 si i pari amerikan në orbitën e Tokës, vdiq të enjten në mbrëmje vonë në moshën 95-vjeçare, njoftoi guvernatori i shtetit të Ohios, vendlindja e Glennit, në Twitter.

John Glenn është dhe gjithmonë do të jetë heroi i vendlindjes së tij Ohios dhe vdekja e tij sot është një rast që të gjithë ne të mbajmë zi për këtë hero”, theksoi guvernatorit i Ohios, John KasichTwitter.

Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane (NASA), ka reaguar gjithashtu për vdekjen e Glennit, duke shkruar në Twitter se, “jemi të pikëlluar nga humbja e senatorit, John Glenn, i pari amerikan në orbitën e Tokës. Një hero i vërtetë amerikan. U prehsh në paqe, John Glenn. Ad astra! (Te yjet! – shën. i përkth.)”.

Glenn, karriera e aviacionit e të cilit filloi në vitin 1942, u bashkua me marinsat dhe u bë pilot. Ai vdiq pasi u shtrua në një spital në Kolumbus, në Ohio, por shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur.


Fjalët Kyçe: Ad astra , NASA , John Glenn , Ohio

Lajme të ngjashme