Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Universiteti i Zyrihut: “Omega 3” lufton tensionin e lartë të gjakut

Një dietë e pasur me “Omega 3”, që gjendet në ushqime si salmoni apo arrat, mund të jetë një armë më shumë kundër presionit të lartë të gjakut tek të rinjtë, sipas një studimi të Mark Filipovic nga Universiteti i Zyrihut...

Universiteti i Zyrihut: “Omega 3” lufton tensionin e lartë të gjakut

Një dietë e pasur me “Omega 3”, që gjendet në ushqime si salmoni apo arrat, mund të jetë një armë më shumë kundër presionit të lartë të gjakut tek të rinjtë, sipas një studimi të Mark Filipovic nga Universiteti i Zyrihut, prezantuar në “American Heart Association’s Scientific Sessions 2016”.

Në këtë studim janë analizuar 2.036 të rinj të shëndetshëm duke llogaritur sasinë e “Omega 3” në gjak dhe duke matur presionin e gjakut.

Pjestarët e këtij studimi u ndanë më pas në katër grupe të ndryshme, sipas nivelit të “Omega 3” në gjak.

Sipas studimit, u zbulua se ata, që kishin nivelin më të lartë të “Omega 3”, kishin edhe nivelin më të ulët të presionit të gjakut.

Shkencëtartë sugjerojnë që të promovohen dieta të pasura me “Omega 3”, ndonëse nuk është treguar dot një lidhje e drejtpërdrejtë mes dy fenomeneve, pasi kjo mund të jetë një strategji e efektshme për të parandaluar presionin e lartë të gjakut.



Lajme të ngjashme