Largohuni çdo një orë nga tavolina e punës, do jeni më të shëndetshëm!

“American Heart Association” rekomandon së paku 75 minuta stërvitje të fuqishme apo 150 minuta ushtrime të nivelit të ulët çdo javë. Është e rëndësishme të lëvizni të paktën një herë gjatë një ore...

Largohuni çdo një orë nga tavolina e punës, do jeni më të shëndetshëm!

Qëndroni tërë kohën ulur në tavolinën e punës, duke sjellë dëmtime në shëndetin tuaj?! Ekspertët tashmë japin zgjidhje edhe për këtë çështje: Thyeni rutinën e të qëndruarit në tavolinën e punës!

“American Heart Association” rekomandon së paku 75 minuta stërvitje të fuqishme apo 150 minuta ushtrime të nivelit të ulët çdo javë. Është e rëndësishme të lëvizni të paktën një herë gjatë një ore.

Keni nevojë për të motivuar veten?! Mbani mend: Pasiviteti ju vë në rrezik për sulme në zemër, goditje, madje edhe vdekje. Këto këshilla do t'ju ndihmojë të jeni sa më aktivë.

Mos përdorni ashensorin për t'u ngjitur në godinën e punës, përdorni gjithmonë shkallët. Nëse një mbledhje zgjat më shumë se 90 minuta, merrni pushim pesë minuta. Parkojeni makinën sa më larg nga ndërtesa. Shkarkoni një aplikacion në telefon që të mund të inkurajoni hapat tuaja, pra ecjen tuaj dhe të kujtoheni për të lëvizur hera-herës.

 

Burimi:Health.com



Lajme të ngjashme