WMO publikoi raportin e klimës globale për vitin 2015

Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) publikoi raportin e klimës globale për vitin 2015.

WMO publikoi raportin e klimës globale për vitin 2015

Në raportin mbi klimën globale të Organizatës Botërore të Meteorologjisë u tha se viti 2015 ka qenë viti më i ngrohtë i regjistruar dhe se rekordi në fjalë do të mund të thyhet këtë vit.

Sipas raportit mbi klimën globale të Organizatës Botërore të Meteorologjisë për periudhën 2011-2015 të publikuar në Marok bëhet e ditur se viti 2016 mund të regjistrohet si viti më i ngrohtë i 5 viteve të fundit në të gjitha kontinentet me përjashtim të Afrikës.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Petteri Taalas, gjatë fjalimit të tij të mbajtur në mbledhjen ku u publikua raporti tha se “Ky raport vë në pah se temperaturat gjatë vitit 2015 janë ngritur për 1 gradë. Gjatë vitit 2015 ne përjetuam periudhën më të ngrohtë të 5 viteve të fundit. Sipas të gjitha gjasave ky rekord do të thyhet në vitin 2016”.

Thatësia e jetuar në Afrikën Lindore mes viteve 2010-2011, e cila shkaktoi vdekjen e afërsisht 258 mijë personave është e lidhur me rritjen e temperaturave, thuhet në raport, ndërsa bëhet e ditur se gjithashtu gjatë vitit 2015 në Pakistan dhe Indi valët e nxehtësisë shkaktuan vdekjen e më shumë se 4 mijë e 500 personave.



Lajme të ngjashme