Gjimnazistja turke del e para në botë në konkursin Mostratec

Me aparatin e ruajtjes së vaksinës nxënësja e klasës së 11-të, Elifnaz Shentyrk (Elifnaz Şentürk) ka dalë e parë në kategorinë e “inxhinierisë së materialeve” në konkursin e Projekteve Shkencore “Mostratec” organizuar në Brazil.

Gjimnazistja turke del e para në botë në konkursin Mostratec

Nxënësja e shkollës së mesme, Elifnaz Shentyrk (Elifnaz Şentürk) me projektin e zhvilluar prej saj “aparat me shumë dhoma që stabilizon temperaturën duke përdorur njëherësh sistemet e ngrohjes dhe ftohjes”, projektin të cilin ajo e zhvilloi për ti gjetur një zgjidhje problemeve me të cilat përballej babai i saj, një doktor familjar, në ruajtjen e vaksinave, ka dalë e para në botë në Konkursin e Projekteve Shkencore.

Në konkursin “Mostratec”, organizuar në Brazil me pjesëmarrjen e rreth 400 projekteve shkencore nga 21 vende, nxënësja e klasës së 11-të, Shentyrk, i solli Turqisë çmimin e parë në kategorinë e “inxhinierisë së materialeve”.



Lajme të ngjashme