Shega, fruti me fuqinë më të madhe antioksidante

Në sajë të forcës antioksiduese që ka, shega mbron organizmin tonë nga shumë faktorë të rrezikshëm, siç janë radikalet e lira që prodhohen në organizëm natyrshëm dhe që shtohen së tepërmi nga mënyra abuzuese e jetesës.

nar suyu2.jpg
nar suyu.jpg
nar meyvesi.jpg

Shega është një frutë me forcë antioksiduese të rrallë. Në sajë të kësaj force, ajo mbron organizmin nga shumë faktorë të rrezikshëm, siç janë radikalet e lira që prodhohen në organizëm natyrshëm dhe që shtohen së tepërmi nga mënyra abuzuese e jetesës si duhan pirja, alkooli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike.

- Shegët dhe kanceri i mushkërive.

Në një nga studimet për këtë frut, është vene re se lëngu i shegëve qe përftohet nga shtrydhja, ka rezultuar te ngadalësojë rritjen e masës tumorale ne mushkri, ne minj eksperimental. Deri me sot, kanceri i mushkërive është kanceri qe vret me shume nga te gjithë llojet dhe për këtë arsye, ky rezultat është një lajm shume i mire. Sidomos për personat qe janë duhanpirës, pasi rreziku qe ata te preken nga kjo sëmundje është shume here me i madh, ne krahasim me ata që nuk pinë duhan.

Ky efekt është i lidhur me forcën e madhe antioksiduese qe ka shega, e cila gjendet pikërisht te ngjyra e kuqe e saj dhe ul inflamacionin. Mendohet qe shegët kane me shume fuqi antioksiduese se sa vera e kuqe dhe çaji jeshil, te përfolur se tepërmi kohet e fundit.

Kanceri i mushkërive nuk është i vetmi qe duket te parandalohet nga shegët, ato veprojnë fuqishëm edhe kundër kancerit te prostatës dhe atij te gjirit.

Sasia e nevojshme e konsumit te këtij fruti, ne mënyrë qe te përftohen këto përfitime është e barabarte me 2-3 gota lëng ne dite.

- Shegët luftojnë plakjen

Studime te fundit tregojnë se një substance qe gjendet te shegët, mund te përpunohet nga mikrobe te florës sonë bakteriale dhe nga ky përpunim te prodhohet një molekule qe ndihmon muskujt te rigjenerojnë veten. Kjo molekulë quhet “urithin A”, dhe ajo rrit aftësinë e vetë shkatërrimit te mitokondrive difektoze ne muskuj duke evituar kështu humbjen e funksionit dhe masës se tyre.

- Kombinimi Ideal

Është zbuluar se lëngu i shegës i kombinuar me 2-3 hurma Arabie ne dite, mund te ofroje një mbrojtje tepër efektive kundër sëmundjeve te zemrës dhe hemorragjisë cerebrale. Kjo do te ishte mënyra ideale për te përftuar maksimumin e vlerave ushqyese te këtyre dy frutave, te cilat rezultojnë shume me te fuqishme kur merren se bashku, krahasuar me konsumin e frutave veç e veç.

Lajme të ngjashme