Agrija vesh “fustanin e nusërisë”

Mali Agri, më i larti në Turqi me 5.137 m lartësi mbi nivelin e detit, është mbuluar nga petku i bardhë i dëborës për shkak të reshjeve të dendura në zonën e Anadollit Lindor...

Agrija vesh “fustanin e nusërisë”

Mali Agri (Ararat), më i larti në Turqi me 5.137 m lartësi mbi nivelin e detit, është mbuluar nga petku i bardhë i dëborës për shkak të reshjeve të dendura në zonën e Anadollit Lindor.

Pas reshjeve të dëborës së nëntorit, të cilat banorët e krahinës në fjalë i shprehin me gjuhë frazeologjike si “Agrija veshi fustanin e nusërisë”, ky mal madhështor është mbuluar me dëborë nga maja deri në rrëzë.

I pozicionuar mbi kufijtë e 4 shteteve, Mali Agri dhuron një pamje magjepsëse sidomos gjatë dimrit dhe perëndimit të diellit.



Lajme të ngjashme