Si duhet të reagoni në rast të ndonjë tërmeti?

Më poshtë janë renditur disa këshilla, që ia vlen të përdoren në rast se jetoni në një zonë me aktivitet të lartë sizmik...

598833
Si duhet  të reagoni në rast të ndonjë tërmeti?

Nëse jetoni në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, është mirë që objekte të rënda të mos i vendosni nëpër rafte, apo dollapë, për shkak se mund të bien gjatë lëkundjeve dhe bëhen mjaft të rrezikshme. Gjithashtu mobiliet e rënda duhet të fiksohen në mur pasi mund t'ju bien sipër.

Është shumë e rëndësishme të mbani në shtëpi një kuti të ndihmës së shpejtë, ku të keni vendosur dhe një elektrik dore, pasi gjatë tërmeteve të fuqishme ka mungesë të energjisë elektrike. Të gjithë anëtarët e familjes duhet të dinë se ku ndodhen këto objekte.

Gjatë një tërmeti, nëse ndodheni në një vend të mbyllur, qëndroni poshtë dyerve dhe mundësisht afër një kolone betoni. Edhe trarët e çative ju mbrojnë nga një shembje e mundshme

Përgjatë tërmetit është e rrezikshme të qëndroni pranë objekteve që lëvizin, pasi mund t'ju bien sipër, kështu që mund të futeni dhe poshtë tavolinës.

Shkallët në fakt janë pjesa më e dobët e një ndërtese, por nga frika njerëzit tentojnë të dalin menjëherë nga banesa. Madje edhe ashensori nuk duhet të përdoret, pasi bllokohet.

Nëse gjatë kohës së tërmetit ndodheni jashtë, mos qëndroni afër objekteve në ndërtim, apo dhe linjave elektrike, pasi mund të bien dhe t'ju zënë poshtë.

Gjatë tërmetit dhe minutat vijuese largohuni nga brigjet e liqeneve apo nga plazhet, pasi mund të ketë një rritje të intensitetit të valëve. Dhe nëse jeni në automjet, atëherë shmangni qëndrimin në ura apo rrugë të paqëndrueshme.

Mundohuni t'i shmangni këto të dyja, për t'i lënë hapësirë emergjencave të lajmërohen dhe të lëvizin.

Qëndroni në çadrat e ngritura nga grupet e emergjencave dhe jo duke u endur vërdallë për të shmangur ndonjë dëmtim të mundshëm. Pra, mos u bëni shumë kureshtarë!



Lajme të ngjashme