Pikturat në qeramikë në Shqipëri u shiten për fëmijët me sindromën down

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj sindromës Down, dhjetëra fëmijë të talentuar kanë krijuar piktura me temë “Shtëpia e ëndrrave tuaja”.

Pikturat në qeramikë në Shqipëri u shiten për fëmijët me sindromën down

Aktivite “Fëmijët për fëmijët” u organizua nga Rezidenca Kodra e Diellit 2, në bashkëpunimin me Fondacionin Down Syndrome Albania.

Markel Capo, piktori vullnetar që ndihmon fëmijët e qendrës shprehet se talentet e tyre në arte e pikturë duhen nxitur që herët.

Drejtoresha e Fondacionit Emanuela Pepkola, dhe Menaxherja e Marketingut Fjoralba Barjami, gjatë çeljes së aktivitetit i kanë ftuar pjesëmarrësit në festë të kontribuonin me blerjet e qeramikave.

Gjatë ankandit të shitjeve me fëmijët u organizua edhe një festë miqësore. Fëmijët me sindromën Dawn shumë shpejt bëhen protagonistë në vallëzime, ruajnë ritmin, kanë veshë muzike. Janë shumë të dashur e të ëmbël.

Ja për ndihmuar ata që të rriten e zhvillohen shëndetshëm të gjitha punimet me vizatime u shitën.

Tashmë do të shkojnë si kontribut për Fondacionin Down Syndrome Albania. Por nevoja e këtyre fëmijëve nuk është vetëm çështje ekonomike.

Mami i Irisit të vogël që gjatë festës kërcente plot fantazi e pasion, Anila Hoxha, me shembullin e zhvillimit të fëmijës së saj, iu bënë apel prindërve për integrimin e fëmijëve me sindromën Dawn në shoqëri.



Lajme të ngjashme