“Joanne” e Lady Gaga në vend të parë në 61 vende

Albumi i ri i Lady Gaga që del sot në të gjithë botën përfaqëson pikën e re të kthesës së yllit të popit amerikan.

“Joanne” e Lady Gaga në vend të parë në 61 vende

Soul, disko, kërcime romantike deri dhe tek jehonat e vendeve perëndimore. Është “Joanne”, albumi i ri i Lady Gaga që del sot në të gjithë botën dhe përfaqëson pikën e re të kthesës së yllit të popit amerikan.

I paralajmëruar me daljen e këngës “Perfect Ilusion”, albumi është shumë autobiografik, duke nisur nga titulli: Joanne që është emri i dytë i Lady Gaga dhe emri i një tezes së saj, që vdiq kur ajo ishte 19 vjeç dhe ajo ishte shumë e lidhur me të.

Pritja për daljen e këtij albumi ishte e madhe nga fansat e yllit të popit, saqë duke nisur nga mesnata, kur albumi ishte i disponueshëm, “Joanne” u rendit në vendin e parë në iTunes në 61 vende , nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë për të mbërritur edhe në Itali.

Gaga ka punuar shumë për këtë album, të shkruar nga ajo dhe Mark Ronson (bashkëautor pothuajse i të gjitha këngëve) dhe autorëve e producentëve të tjerë si Kevin Parker i Tame Impala dhe RedOne, tashmë producent i disa prej sukseseve më të mëdha të saj si “Poker Face” e “Bad Romance”.

Në album është edhe dueti me Florence Welch i Florence e Machine dhe një pjesë e shkruar bashkë me Beck, ndërsa Josh Homme i Queen Of The Stone Age ka bashkëpunuar në dy këngë. “Joanne” del në një version standard me 11 këngë dhe tre këngë të tjera shtesë.



Lajme të ngjashme