Ilaç tradicional për sëmundjen e astmës apo ftohjes

Me ardhjen e stinës së dimrit, gripi apo ftohjet e ndryshme janë të shpeshta; por më poshtë do të gjeni një ilaç tradicional, që u vjen në ndihmë këtyre semundjeve...

Ilaç tradicional për sëmundjen e astmës apo ftohjes

Me ardhjen e stinës së dimrit, gripi apo ftohjet e ndryshme janë të shpeshta. Bronkiti, astma, apo çrregullime kronike në mushkeri shpeshherë janë sëmundje si rezultat i ndonjë alergjie, infeksioni apo pirjes së duhanit.

Një ilaç tradicional u vjen në ndihmë semundjeve në mushkëri, sidomos astmës bronkiale dhe kardiake. Ky ilaç është përdorur nga gjyshet tona në trajtimet e problemeve të shumta shëndetësore dhe njerëzit, të cilët e kanë provuar, kanë konfirmuar vetitë shëruese të tij.

Për të përgatitur pëzierjen ju nevojiten 2 gota me shurup panje të pastër, gjysmë qepe vjollcë, 7 lugë mjaltë, 2 kokrra limoni dhe 6 gota ujë.

Përgatitja: Në një tigan të madh, shtoni shurup panje dhe ngroheni me një temperaturë mesatare. Pastaj shtoni qepë të prera në feta për të marrë një ngjyrë të artë të masës, kjo për disa minuta. Në vijim shtoni ujë. Lëreni përzierjen të valojë derisa sasia e ujit të ulet në masën e 1/3. Më pas lëreni diku dhe shtrydhni limon. Së fundi, shtoni mjaltin dhe përziejeni mirë përsëri. Lëreni gjatë natës dhe konsumojeni pas çdo vakti.

Burimi: Healthy Life Byte



Lajme të ngjashme