Ekspertët: Aroma e rozmarinës përmirëson kujtesën

Ekspertë nga Universiteti "Northumbria" kanë zbuluar se nuhatja e rozmarinës mund të rrisë kujtesën me 75%...

592398
Ekspertët: Aroma e rozmarinës përmirëson kujtesën

Një grup ekspertësh kanë zbuluar se nuhatja e rozmarinës mund të rrisë kujtesën me 75%. Gjethet e kësaj bime janë përdorur në mjekësinë tradicionale për shekuj me radhë.

Në vitin 2003, një grup ekspertësh nga Universiteti "Northumbria" tregoi se nuhatja e rozmarinës lidhet me rritje të performancës së përgjithshme të kujtesës dhe faktorë të tjerë dytësorë të saj. Tani, më shumë se një dekadë më vonë, ata janë në gjendje ta shpjegojnë se pse ndodh kjo. Ky studim vëzhgoi njerëz teksa ata kryenin ushtrime matematikore dhe teste të tjera të ngjashme.

Gjithashtu para studimit u vlerësua dhe gjendja e tyre shpirtërore. Në studim u përfshinë më shumë se 60 vullnetarë, të cilët u ndanë në dy grupe dhe u vendosën në dy dhoma të ndryshme, ku njëra kishte aromë rozmarine dhe tjetra jo. Rezultatet ishin të habitshme. Pjesëmarrësit në dhomën me aromën e rozmarinës patën rezultate 60-75% më mira sesa pjesa tjetër. Kjo ishte një provë shumë e rëndësishme për rëndësinë e rozmarinës në kujtesë.

Për të zhvilluar kujtesën tuaj, sipas ekspertëve, mund ta mbushni ambientin ku ju rrini, studioni ose punoni me aromën e rozmarinës, ose thjesht mund të mbani një vazo plot me rozmarinë pranë jush. Në qoftë se kjo është e pamundur, përzieni një lugë vaj arre kokosi me pak lëng të përqendruar rozmarine dhe kur të keni nevojë për një kujtesë më të mprehtë, atëherë fërkoni pak nga kjo përbërje në kyçet e duarve.



Lajme të ngjashme