ShBA - Kungulli me peshë 866kg

Në festivalin e 46-të të kungullit në Half Moon Bay, në Kaliforni të SHBA-ve, është ekspozuar kungulli me peshë 866 kilogramë.

ShBA - Kungulli me peshë 866kg

Mësuesja nga Littlerock për kungullin ka fituar një shpërblim në para prej 11.460 dollarësh.

Festivali organizohet çdo vit para "natës së shtrigave", dhe vizitohet nga mijëra njerëz, si nga Half Moon Bay, poashtu edhe nga qytetet e afërta. Pas festivalit, kungulli gjigand do të ekspozohet në një kazino të Las Vegas-it.

Radhët e gjata për fotografi nuk penguan vizitorët për të bërë foto si kujtim nga festivali.

Të ardhurat nga fotografitë përdoren për nevojat e shkollave të qytetit dhe nxënësve. 


Fjalët Kyçe: festival , Half Moon Bay , kungull , ShBA

Lajme të ngjashme