Turqi - “Eliksiri i rinisë” gati të dalë në tregun botëror

Fryti i butinës, një bimë endemike e zonës qendrore të Turqisë dhe me dobi të shumta shëndetësore, synohet të nxirret në tregun botëror...

Turqi - “Eliksiri i rinisë” gati të dalë në tregun botëror

E njohur si “eliksiri i rinisë”, butina e Kayserit po kapërcen kufijtë e Turqisë.

Fryti i butinës, një bimë endemike e zonës qendrore të Turqisë dhe me dobi të shumta shëndetësore, synohet të nxirret në tregun botëror.

Butina është e pasur me minerale dhe acide, prandaj lëngu i frytit të saj konsiderohet gjerësisht si “eliksir i rinisë”, pra, një lëng thuajse magjik kundër plakjes.

Ajo kultivohet në nënprefekturën Bunyan të provincës Kayseri dhe rrethinat e saj. Në këtë krahinë të Turqisë është mbjellë për herë të parë nga banorët e saj pas Luftës I Botërore.

Kjo bimë është një gjini shkurresh a drurësh me gjethe rënëse ose të qëndrueshme, me lule të vogla zakonisht të bardha, që bëjnë kokrra të kuqe a të zeza me një farë brenda. Fryti i butinës ka përmasat e kokrrës së qiqrës, rritet në formën e bistakut të rrushit dhe lëngu i saj konsumohet pas një procesi fermentimi në shëllirë, si të ishte lëng turshie.

Si rezultat i fushatave të viteve të fundit për promovimin e kësaj bime frutore, që vilet në vjeshtë, kërkesa për butinën është rritur jo vetëm brenda Turqisë, por edhe jashtë vendit.



Lajme të ngjashme