Greqi – Skandal, të miturit përdhunohen në kampet e refugjatëve

Një 16-vjeçar pakistanez i pashoqëruar (pa prindër) është përdhunuar nga 4 persona të moshës 17 vjeç në kampin e refugjatëve Moria në Ishullin Midili (Lesvos).

Greqi – Skandal, të miturit përdhunohen në kampet e refugjatëve

Përdhunuesit pakistanezë e kishin regjistruar me telefonat e tyre celularë ngjarjen dhe pamjet shpalosin para syve aktin e dhunshëm dhe ngacmimin seksual.

Kur ngacmimi seksual u artikulua nga vetë fëmija, i mituri viktimë iu nënshtrua kontrollit mjekësor dhe në fund të vizitës u provua akti i përdhunimit.

Pas kësaj 4 pakistanezët e përfshirë në ngjarje u ndaluan dhe celularët e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

16-vjeçari i shokuar nga ngjarja filloi të mbahet nën mbikëqyrjen e psikologut.

Avokatët që kishin marrë përsipër mbrojtjen e 4 pakistanezëve hoqën dorë nga kjo detyrë, kur u njohën me përmbajtjen e dosjes.

Mjekët e organizatës “Doktorët pa kufi” e përsëritën edhe një herë apelin e tyre për largimin e fëmijëve të pashoqëruar nga kampi Moria.

Në këtë kamp ka ndodhur edhe një sulm tjetër seksual.

3 emigrantë nga Algjeria, në moshat 19, 20 dhe 24 vjeç, kanë sulmuar seksualisht një refugjat maroken.

Policia greke i kapi algjerianët që kishin përdhunuar marokenin 25-vjeçar dhe që i kishin grabitur emigrantit edhe 320 eurot që kishte me vete.

E gjithë shuma e parave të vjedhura u gjet sipër të riut 19-vjeçar. Kështu që u ndaluan edhe bashkëpunëtorët e grabitësit.



Lajme të ngjashme