Aktorja amerikane Lindsay Lohan viziton kampin e refugjatëve sirianë në Gazinatep të Turqisë

Aktorja amerikane Lindsay Lohan vizioti kampin e refugjatëve sirianë në nënprefekturën Nizip të rrethit Gaziantep të Turqisë.

foto ebatlar küçük Lindsay Lohan.png

Aktorja që u prit nga një numër i madh zyrtarësh në mesin e të cilëve kryebashkiakja e Gaziantepit, Fatma Sahin, vizitoi shkollën dhe ambientet e tjera të kampit ku zhvillohen aktivitete sociale.

Në fokusin e vizitës së saj ajo kishte fëmijët të cilëve u shpërndau shumë dhurata.

Me këtë rast, fëmijët refugjatë performuan një program gjatë të cilit kënduan në anglisht.

Një interes të veçantë ngjalli takimi i Lohanit me gratë siriane, ndërsa duke biseduar me to, Lohan mori në duar foshnjën Fatma, të lindur dy ditë më parë në kamp.

“Këtu u takova me fëmijë që kanë humbur baballarët e tyre dhe me gra që kanë humbur bashkëshortit. Nuk duhet të harrojmë se përveç se të hidhërohemi ka gjëra që mund të bëjmë. Ndërkohë që Turqia këtu ka bërë më shumë se sa ka përgjegjësinë, vendet e Evropës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të marrin më shumë përgjegjësi për çështjen e refugjatëve. Në këtë pikë duhen ndihmuar vendet si Turqia” tha aktorja e njohur amerikane Lindsay Lohan.

Lohan, një fotografi ku kishte dalë me një grua siriane të quajtur “Azize” e publikoi në faqen e saj sociale.

 



Lajme të ngjashme