Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Parlamenti Evropian miraton marrëveshjen e Parisit për klimën

Parlamenti evropian miratoi të martën me shumicë të theksuar ratifikimin nga BE-ja të marrëveshjes të Parisit për klimën, duke i hapur rrugën hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

Parlamenti Evropian miraton marrëveshjen e Parisit për klimën

Parlamenti Evropian miratoi të martën me shumicë të theksuar ratifikimin nga BE-ja të marrëveshjes të Parisit për klimën, në përfundim të një procedure të qartë që mundëson hyrjen në fuqi në mënyrë të menjëhershme të tekstit botëror të luftës kundër ngrohjes globale.

Pas SHBA-së, Kinës dhe Indisë ndotësit kryesorë të planetit, BE-ja ka të drejtë të publikojë ratifikimin e marrëveshjes në OKB në ditët në vijim, në të njëjtën periudhë kur vendet evropiane e kishin finalizuar ratifikimin e kësaj marrëveshje në nivel kombëtar.

Kjo dispozitë pritet të përcaktojë hyrjen në fuqi një muaj pas marrëveshjes së Parisit që synon t’i përmbahet ngrohjes globale nën limitin 2 gradë Celsius në raport me nivelin para-industrial një fakt i dëshiruar nga evropianët që kanë shfaqur shqetësimin e tyre në javët e fundit për këtë vonesë.

“Ju keni tashmë një mundësi për të bërë histori duke dhënë kontribut në orientimin e botës drejt një të ardhmeje më të mirë”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon në një fjalim të mbajtur përpara eurodeputetëve të mbledhur në Strasburg, pak para votimit.



Lajme të ngjashme