Vendet e BE-së pro ratifikimit të marrëveshjes së Parisit për ngrohjen globale

Vendet e Bashkimit Evropian dhanë të premten miratimin e tyre për ratifikimin e marrëveshjes së Parisit kundër ngrohjes klimatike, sipas burimesh zyrtare.

Vendet e BE-së pro ratifikimit të marrëveshjes së Parisit për ngrohjen globale

“Vendet anëtare pro ratifikimit të shpejtë nga BE-ja të marrëveshjes së Parisit”, njoftoi të premten Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në përfundim të një mbledhje të jashtëzakonshme të ministrave evropianë të Mjedisit në Bruksel.

“Ajo që disa besonin se ishte e pamundur tani është një realitet”, përshëndeti presidenti i Këshillit.

Ministrat e evropianë të Mjedisit ishin mbledhur sot në Bruksel për të autorizuar një ratifikim të përshpejtuar të marrëveshjes botërore të Parisit mbi klimën.



Lajme të ngjashme